-sidi education-spot_img
11.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Po shëtisnin me varkë, krokodili ha fëmijën dhe plagos rëndë babanë

Kryesoret

Një djalë një vjeçar është ngrënë i gjallë dhe babai i tij është plagosur rëndë nga një krokodil teksa po laheshin në një lumë në Malajzi.

I vogli u rrëmbye nga krokodili pasi i ati e kishte marrë me vete për të peshkuar në brigjet e Lahad Datu në Sabah të enjten në mëngjes.

Babai i tij u përpoq të luftonte zvarranikun e egër, por nuk ia doli dot.

Ai mbeti i plagosur me plagë të shumta nga kafshimet e krokodilit, duke përfshirë dhe një plagë të thellë në kokë.

Fshatarët shpëtuan babanë, një burrë rreth të 40-tave, ndërsa fëmija nuk shpëtoi pasi krokodili e kishte tërhequr djalin në thellësi.

Më vonë krokodili doli në sipërfaqe me trupin e gjymtuar të të voglit në nofullat e tij përpara se të zhytej përsëri në ujë me kufomën.

Kreu i Agjencisë së Zjarrfikësve dhe Shpëtimit, Sumsoa Rashid tha se babai pësoi lëndime të rënda në kokë dhe në trup ndërsa djali i vogël është i zhdukur.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit