Xhelozia e sëmurë, obsesionet dhe kokaina bënë që një 23-vjeçar shqiptar të vrasë partneren e tij 19-vjeçare në shtëpinë e tyre në Greqi dhe më pas të thërrasë policinë dhe të dorëzohet. Ngjarja ka ndodhur mëngjesin e sotëm.
Shqiptari punonte në një lokal nate dhe sapo ishte kthyer nga puna. Kjo nuk ishte hera e parë që çifti kishte probleme për shkak të xhelozisë.
Mediat greke shkruajnë se në një shpërthim zemërimi dhe nën ndikimin e drogës, konkretisht kokainës shqiptari ka nxjerrë pistoletën që ua kishte marrë një vit më parë disa rumunëve dhe ka qëlluar dy herë në kokë partneren 19-vjeçe.
Më pas ka lajmëruar policinë që e ka arrestuar.