-sidi education-spot_img
7.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Berisha: Sot është një ditë e madhe për PD-në dhe demokracinë shqiptare

Kryesoret

Ditën e sotme ka nisur votimi i kandidatëve të PD-së në të gjitha bashkitë në vend, të cilët do të marrin pjesë në zgjedhjet e 14 majin.

Kryetari PD, Sali Berisha ishte pjesë e votimit dhe u shpreh se dita e sotme është një ditë e rëndësishme për PD-në dhe demokracinë shqiptare.

“Ky është një zhvillim jashtëzakonisht i rëndësishëm, veçanërisht rëndësia e tij bëhet shumë herë më e madhe pasi vota e lirë ka në Shqipëri, një armik të egër të saj, një armik që përpunoi dhe zhvilloi të gjithë mekanizmat e plaçkitjes së saj, e grabitjes së saj, një armik që e përzuri përfundimisht votën nga partia e tij,” shtoi Berisha.

Sipas tij Edi Rama është i vetmi në Evropë që ka përjashtuar votën e lirë nga partia e tij.

Berisha shtoi se demokratët duke votuar sot të lirë mund të përmbysin qeverinë në fuqi e cila sipas kreut demokrat bazohet në drogën, krimin, vjedhjen e votës.

Në fund ai u shpreh se ky veprim shënon hapjen më të madhe në historinë e një force politike shqiptare.

Sot në votime do të konkurrojnë mbi 200 kandidatë në 60 bashki të vendit.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit