Sot zhvillohen dy takimet e radhës të raundit të 1 të 8-ve në Kupën e Botës.
Në orën 16:00 do të zbresë në fushë Kroacia, e cila do të duhet të kalojën pengesën kundër kombëtares japoneze.
Një sfidë e komplikuar dhe tepër e vështirë pasi Japonia ka provuar këtë Botëror se është shumë e fortë dhe mund të arrijë përpara duke pretenduar për trofeun.
Kombëtarja aziatike arriti të kualifikohej e para në një grup me skuadra aspak të vogla si Spanja dhe Gjermania.
Ndeshja do të zhvillohet në stadiumin “Al Janoub Stadium”.
Kjo është hera e tretë që këto dy skuadra do të ndeshen në një Botëror.
Për Luka Modric do të jetë hera e dytë që do të përballen me Japoninë pasi për herë të parë u përball me ta në vitin 2006 në Gjermani.
37-vjeçari po luan Botërorin e katërt në karrierën e tij dhe pritet që mund të jetë edhe i fundit.
Ndërsa në darkë në orën 20:00 do të zbarkojnë Brazili dhe Koreja e Jugut.
Ndeshja do të mbahet në stadiumin “947-Ras Abu Aboud”.
Ekipi brazilian ndodhet në një situatë të mirë pasi mbrojtësi Danilo dhe Neymar janë rikuperuar dhe ndoshta mund të jenë pjesë e formacionit të Tite-s.
Ndeshjet priten të sjellin emocione të forta dhe pse jo surpriza të cilat këtë Botëror nuk kasë munguar.