Një person është arrestuar në gjendje të dehur nga policia në Përmet.
Ai është Xh. M., 54 vjeç, banues në fshatin Katundisht, pasi është kallëzuar nga një 36-vjeçare, se e ka përndjekur dhe i ka dhunuar banesën.
54-vjeçari nuk i është bindur urdhrit të punonjësve të policisë, për të ndaluar automjetin me të cilin tentoi t’u shmangej shërbimeve. Por në fund është arrestuar.
Në vijim të veprimeve për këtë rast, policia deklaron se ka rezultuar se Xh. M. e drejtonte automjetin, në gjendje të dehur.