Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta së bashku me disa përfaqësues të tjerë ka mbërritur në selinë blu, ku e pret dhe kreu i PD-së, Sali Berisha.
Jemi shumë pak minuta para nisjes së protestës, të paralajmëruar që do të mbahet përballë kryeministrisë.
Nga selia e PD-së, është zhvendosur skena e improvizuar, në të cilën do të mbahen rreth 10 fjalime nga të dyja grupet.