-sidi education-spot_img
6.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Berisha ngjitet në podium pasi u godit me grusht në fytyrë: Europa të shohë të vërtetën

Kryesoret

Ish-kryeministri është ngjitur në podium për herë të dytë pasi u godit në nisje të protestës. Me shenjat e grushtit në fytyrë pas goditjes së Gert Shehut, kryetari i PD-së, tha se protesta në këtë ditë që po zhvillohet samiti i BE-së, po bëhet që të dëgjohet edhe zëri opozitar dhe që sipas tij Europa të mësojë se kush është në të vërtetë Edi Rama.

“Ju uroj mirëseardhjen në Tiranë shtetarëve më të lartë të BE-së. Prania e tyre është mbështetja më e madhe që vlerat europiane kanë marrë në tërë historinë tonë. Ky samit është një mbështetje e madhe për të gjithë shqiptarët që e konsiderojnë integrimin e vendit në BE si të ardhmen më të mirë. Ky samit është një mbështetje e madhe për PD-në. Ne u mbetemi borxhi për jetë, ju dhe taksapaguesve tuaj për jetë” tha ai.

“Edi Rama sot duhet të ishte sot para drejtësisë dhe jo i ulur aty me ju. Ne ndihemi pak keq, sepse pushteti i tij që na përfaqëson, qëndron mbi krimin elektoral, votën e vjedhur, drogën, korrupsionin dhe të zezat e tjera. Sot është dita që Europa dhe bota të njihen me të vërtetat e Shqipërisë. Ky samit është një mundësi e artë që shqiptarëve t’u dëgjohet zëri. Ne miqve do u themi të vërtetën. Ne nuk jemi këtu në një manifestim festiv, por protestë, që sot të jehojë para liderëve edhe zëri i populli opozitar shqiptar” tha ai.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit