-sidi education-spot_img
21.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Osmani shfaqet e buzëqeshur në Samitin e Tiranës: Vuçiç, si Millosheviçi

Kryesoret

Sot në Tiranë mbahet samiti i Bashkimit Europian me Ballkanin Perëndimor, i pari i një lloji të tillë që zhvillohet në vendin tonë. Samiti BE-Ballkan do të mbahet në ambientet e hotelit të ri të sapohapur në kullën e stadiumit Air Albania.

Kosova në këtë samit përfaqësohet nga presidentja Vjosa Osmani e cila është pritur nga kryeministri Edi Rama. Të dy janë shfaqur të buzëqeshur përpara kamerave duke lënë pas përplasjet, të paktën për një ditë.

Osmani kishte një mesazh për BE-së si duhet të sillet me Serbinë. “Ose je krah Ukrainës, ose je krah Rusië, nuk duhen trajtuar njëlloj vendet. Për fat të keq Vucic është vazhdimësi i një mendësie që ka ekzistuar në vitet ’90, që duhet hedhur poshtë. Kosova po shtrin dorën e bashkëpunimit ndryshe nga Serbia” tha ajo.

Jam shumë e lumtur që jam pjesë e këtij takimi. Të gjejmë një zgjidhje për krizat dhe të shohim këto vende që janë pro Europës dhe çështjeve që ka shtruar komisioni për vendime lidhur me sigurinë. Po ashtu dhe influencën e Rusisë në këto kohë kur zhvillohet lufta në Ukrainë. Një çështje do të jetë edh liberalizimi i vizave për Kosovën. Shpresojmë që do i pranohet kërkesa për këtë vit s ai përket çështjeve të vizave.

Maqedonia dhe Shqipëria kanë ecur para me çeljen e bisedimeve të anëtarësim por ne kemi ende për të bërë përpara për liberalizimin e vizave. Shpresojmë ta marrim me 15 dhjetor në takimin e Këshillit. Jemi në një luftë me Putin. Më duhet të pranoj që ka ndonjëherë mesazhe të paqarta se ka vende të harmonizuara me BE dhe nga ana tjetër ka vende të harmonizuara me Putin.

Ose je krah Ukrainës ose Rusisë. Marrja e sanksioneve ndaj Rusisë është gjëja e duhur që duhet të dërgojë BE. Të qëndrosh krah historisë është më e pakta që mund të pritet prej nesh. Për fat të keq, Vuçiç është vazhdimësi e një mendësie që ka ekzistuar në vitet ’90 në Serbi dhe është kjo që çoi në luftë e shkatërrim. Kjo mendësi duhet hedhur poshtë nga të gjithë. Le të presim që siguria të kryejë punën e saj”, tha Osmani.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit