-sidi education-spot_img
15.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Mbërrin edhe Presidenti serb, Rama e pret i buzëqeshur, Vuçiç serioz prononcohet serbisht për gazetarët

Kryesoret

Kryeministri i Serbisë, Aleksandër Vuçiç sapo ka mbërritur në ambientet para stadiumit ‘Air Albania’, teksa është pritur aty nga homologu i tij shqiptar, Edi Rama, i cili e ka pritur i buzëqeshur dhe pasi kanë shtrënguar duart, ata kanë biseduar për disa sekonda.

LIVE-Samiti i BE në Tiranë/ Mbërrijnë liderët e parë, Kovaçevski dhe Komisioneri Varhelyi

Më pas kreu i qeverisë serbe është afruar te gazetarët e pranishëm aty, ndërsa intervistën për ta e ka dhënë në gjuhën serbe, por më pas ka folur në anglisht, teksa bëri me dije edhe arsyet e ardhjes së tij sot në Tiranë, megjithëse kishte thënë fillimisht se nuk do të vinte.

Sipas Vuçiç, ai ka ardhur sot në Tiranë për të dëgjuar liderët e BE dhe në fund të shpjegojë qëndrimin e Serbisë. Ndërsa sipas tij tema kryesore është Kosova.

LIVE-Osmani shfaqet e buzëqeshur në Samitin e Tiranës: Vuçiç, si Millosheviçi

Ai është kapur edhe gazetarët, duke i kërkuar durim në dhënien e përgjigjes së tij, ndërsa është fokusuar tek çështja e Roaming për të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor. Po ashtu sipas tij, rëndësi maksimale ka edhe strategjia drejt rrugëtimit në Bashkimin Evropian.

“Vendosëm të vinim të diskutonim për të gjitha çështjet. Ne mbetemi të përkushtuar për çështjen e dialogut dhe për negociatat me BE. Duhet të mbrojmë interesat tona shtetërore në përputhje me Kushtetutën tonë. A keni dëgjuar ndonjë deklaratë optimiste prej meje. Unë jam realist dhe jam këtu të mësoj nga shumë njerëz , europianët dhe në fund të shpjegoj qëndrimin e Serbisë dhe besoj të marrim lajme të mira. BE kërkon harmonizim më të madh, të lutëm kini durim.

Kjo nënkupton që është e rëndësishme të marrim mbështetjen e BE. Këto janë shenja të mira për të gjitha vendet tona. Besoj sot do të dëgjojmë për strategjinë  e BE për të ardhmen. BE ka kërkuar harmonizim të plotë, Serbia është vend i pavarur ne i dimë detyrimet tona.

Kemi një situatë ndryshe sa i takon integriteti territorial të Serbisë në ’99. Dhe se Serbia është shumë pranë Rusisë, Serbia është vend i pavarur nëse dikush do të thotë se jemi afër me Rusinë është arsye për të kritikuar dikë kur nuk ke asgjë për të shkruar. Është e lehtë të ekspozosh çdo lloj akuze falsiteti, lajmesh të rreme, por e vërteta del. Serbia është vend i pavarur, është drejt rrugëtimit të BE.”, tha më tej Vuçiç.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit