-sidi education-spot_img
14.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Kosovë-Serbi? Borrell: Teksti i marrëveshjes ndodhet në Prishtinë dhe Beograd

Kryesoret

Pas pritjes zyrtare të liderëve të BE-së, kryeministri Edi Rama foli për mediat dhe samitin që BE po zhvillon në Tiranë.

BE ka nevojë për Ballkanin, aq sa Ballkani ka nevojë për BE-në. Por nuk mund t’ja lejonim vetes t’ju prisnim me motin e zymtë, kështu që u sollëm diellin. Çështjet mes Serbisë dhe Kosovës, nuk mendoj se do të zgjidhet sot.

Do të marrë kohën e vet. Ballkani nuk ka qenë asnjëherë më mirë se tani, në veçanti për shqiptarët, si të Shqipërisë dhe Kosovës. Ka një ndryshim të madh, dinamika në Shqipëri dhe Kosovë, këtu është “Rock and roll” dhe në Bruksel muzikë simfonike” tha ai dhe në fund u kërkoi gazetarëve që të mos pinë shumë.

Shefi i politikës së jashtme të BE-së, Borrell në fjalën e tij u ndal më shumë te raportet Kosovë-Serbi. Ai tha se propozimi për zgjidhjen tashmë ka arritur në Beograd dhe Prishtinë dhe tani palët duhet të angazhohen vërtetë në dialog.

Kjo është një ditë shumë e rëndësishme për Ballkanin Perëndimor. Është samiti i parë në Ballkan. Me propozimet që kemi vendosur në tavolinë dhe strategjinë e Francës dhe Gjermanisë dhe teksti i fundit iu dërgua Kosovës dhe Serbisë dhe tani duhet të hyjnë në bisedime serioze. Ky është një moment shumë i rëndësishëm. Bosnjes do i ofrojmë një ndihmë që ka të bëjmë me çminimin” tha ai.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit