-sidi education-spot_img
10.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Raporti me Ramën? Osmani: Duhet të respektojë refuzimin që i kemi bërë “Ballkanit të Hapur”

Kryesoret

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani i kërkoi kryeministrit Edi Rama që të respektojë vendimin e Prishtinës që ka refuzuar pjesëmarrjen në nismën e Ballkanit të Hapur. Ajo kërkoi që raportet mes dy vendeve të forcohen edhe më shumë.

Duhet të flasim më shumë, në mënyrë që nëse ka dallime të tejkalohen, për shkak se përtej asaj që quhen raporte vëllazërore, unë i kam quajtur si raporte mes motrave se janë më të sinqerta dhe më të rëndësishme.

Kosova llogarit në Shqipëri, ne llogarisim shumë në Shqipëri, se nëse jo tek ju, atëherë ku? Pritja jonë është që të kemi sa më shumë koordinim dhe përafrim. Mund të kenë dallime. Për “Open Balkan” jemi pajtuar që nuk pajtohemi. Situata është e tillë.

Ne si Kosovë kemi vlerësuar që nuk është në interes të Kosovës për të qenë në këtë proces, por respektojmë vendimin e Shqipërisë, ashtu si Shqipëria duhet të respektojë vendimin e Kosovës.

Raportet ndërpersonale, nuk do të duhet të jenë tema, por ato ndërshtetërore, dhe gjatë këtyre dy viteve ka përmirësim esencial. Kemi shumë nevojë për ndihmën e Shqipërisë për njohjet e reja, te shtetet që nuk kemi qasje, apo organizatat që nuk kemi zë” tha ajo.

Vjosa Osmani: Vuçiç, qesharak! Jemi gati për dialog për planin franko-gjerman

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit