Pas Majlinda Bregut, në hyrje të stadiumit ‘Air Albania’ kanë qenë Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski dhe Komisioneri për Zgjerimin dhe Fqinjësinë e Mirë, Oliver Varhelyi.
Pasi janë përshëndetur me Ramën, ata kanë vijuar për në ambientet e brendshme të stadiumit, për të vijuar me agjendën e përgatitur në kuadër të Samitit BE – Ballkani Perëndimor që mbahet sot në Tiranë.