-sidi education-spot_img
13.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

EMRAT/ Sulmi terrorist në Nice, nën akuzë edhe katër shqiptarë për trafikimin e armëve!

Kryesoret

Pas tre muajsh seancë dëgjimore, fjalën tanimë e ka prokuroria për sulmin në Nicë me kërkesat e tre prokurorëve të Prokurorisë Kombëtare Antiterroriste ndaj tetë të akuzuarve, përfshirë tre të proceduarve për bashkëpunim kriminal terrorist.

Të pranishëm në procesin gjyqësor janë shtatë të pandehur, përfshirë katër të cilët ndiqen në gjendje të lirë nën kontrollin gjyqësor.

Një i pandehur i tetë, i ndaluar në Tunizi në lidhje me një çështje tjetër, po gjykohet në mungesë. Autori i sulmit që vrau 86 njerëz, përfshirë 15 fëmijë dhe më shumë se 450 të plagosur në Promenade des Anglais mbrëmjen e 14 korrikut 2016, tuniziani Mohamed Lahouaiej-Bouhlel, u qëllua për vdekje nga Policia menjëherë pas ngjarjes.

Ai ishte në bordin e një kamioni 19 tonësh. Asnjë nga të pandehurit nuk ndiqet penalisht për bashkëpunim me vrasësin. Vetëm tre të pandehur ndiqen penalisht për shoqërim kriminal terrorist për shkak të lidhjeve të tyre të supozuara me sulmuesin.

Ata do të dënohen maksimumi me 20 vjet burg, përveç njërit prej tyre që dënohet me burgim të përjetshëm për shkak të recidivizmit ligjor.

Të pandehurit e tjerë, përfshirë katër shqiptarë, duke përfshirë një grua, akuzohen për vepra të ligjit të zakonshëm në lidhje me trafikun e armëve.

Ata përballen me një maksimum prej 10 vitesh burgim. Midis shqiptarëve të arrestuar janë Artan Henaj, lindur në Fier më 1978 dhe Enkelejda Zaçe, lindur më 1974 në Elbasan.

Dy shqiptarët akuzohen se furnizuan me armë 31-vjeçarin franko-tunizian Mohamed Lahouaiej Bouhlel, i cili hyri mes turmës që festonte me kamion dhe la pas 84 viktima. Në kafazin e të akuzuarit “nuk ka kush të përgjigjet për veprën penale.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit