Një 36-vjeçar kanë rënë në prangat e policisë së shtetit për prodhim dhe shitje narkotike.
“Specialistët e Seksionit të Kërkimit kanë kapur dhe ndaluar shtetasin O. K., 36 vjeç, banues në Tiranë, pasi Gjykata e Shkallës së Parë Tiranë i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.- ka njoftuar policia.
Ndërsa një 62-vjeçarit është arrestuar për lidhje të paligjshme energjie.
“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 4 arrestuan shtetasin Gj. F., 62 vjeç, banues në Tiranë, pasi gjatë kontrollit nga punonjësit e OSHE-së, në banesën e tij u konstatua lidhje e paligjshme e energjisë elektrike;” bërë me dije policia.
Po ashtu një tjetër 62-vjeçar është arrestuar pasi ka përndjekur një 25 vjeçare.