-sidi education-spot_img
9.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Talibanët rikthejnë ekzekutimet në publik

Kryesoret

Administrata talibane e Afganistanit ka dënuar me vdekje një person, duke e ekzekutuar atë në publik.

Ky është ekzekutimi i parë në publik që kur grupi militant rimori pushtetin në Afganistan gushtin e kaluar.

Zëdhënësi i talibanëve, Zabihullah Mujahid, tha më 7 dhjetor se zyrtarët e lartë të grupit morën pjesë e ekzekutimit të një burri nga qarku Injil në provincën Herat. Ai pretendohet se ka pranuar se ka vrarë një person me thikë dhe i ka vjedhur motoçikletën dhe telefonin, gjatë një grabitjeje pesë vjet më parë.

Disa zyrtarët të lartë talibanë, përfshirë edhe zëvendëskryeministrin Abdul Ghani Baradar, ishin prezentë gjatë ekzekutimit, tha zëdhënësi i Qeverisë, Bilal Karimi. Përveç Baradarit, i pranishëm ishte edhe ministri i Brendshëm, Sirajuddin Haqqani, dhe udhëheqësit e gjyqësorit dhe dikastereve të tjera qeveritare.

Agjencia e lajmeve Reuters tha se ekzekutimi i krye në pjesën perëndimore të Afganistanit.

Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Antonio Guterres, ka shprehur “shqetësim të thellë” lidhur me ekzekutimin në publik, tha zëdhënësja e tij, Stephanie Tremblay.

“Qëndrimi ynë nuk ka ndryshuar. OKB-ja është kundër dënimit me vdekje”, tha ajo dhe shtoi se OKB-ja bën thirrje për rikthimin e moratoriumit për dënimet me vdekje në Afganistan.

Talibanët morën kontrollin e Afganistanit gushtin e kaluar, në kohën kur trupat ndërkombëtare u tërhoqën nga shteti, pas dy dekadash.

Grupi militant ka kufizuar të drejtat e grave dhe vajzave sa i përket punës dhe arsimimit./REL

 

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit