Listës së Vjosa Osmanit i është bashkuar edhe një emër i njohur në fushën e shëndetësisë, me fokus të veçantë te mbrojtja e të drejtave të pacientëve në Kosovë.
Osmani prezantoi Besim Kodrën si pjesë të ekipit të saj, duke vlerësuar punën dhe angazhimin e tij ndër vite në mbështetje të qytetarëve dhe familjeve që përballen me vështirësi në sistemin shëndetësor.
“Për pacientët. Për familjet që luftojnë çdo ditë. Për qytetarët që kërkojnë të drejtat e tyre”, u shpreh Osmani.
Ajo theksoi se Kodra, si jurist dhe ekspert i shëndetësisë, ka dhënë kontribut në hartimin e politikave dhe forcimin e llogaridhënies, duke përfaqësuar Kosovën edhe në iniciativa rajonale dhe ndërkombëtare.
“Këtë mision Besimi do ta vazhdojë në një tjetër betejë: për ta përfaqësuar kauzën e pacientëve në Kuvend. Jam e bindur se Besimi do të jetë një zë i fuqishëm për pacientët, për qytetarët dhe për interesin publik”, deklaroi ajo.









