-sidi education-spot_img
11.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Kryetari i Ulqinit takon Berishën: Populli ju ka simbol

Kryesoret

Kryetari i PD-së, Sali Berisha, ka pritur në një takim kryetarin e komunës së Ulqinit, Omer Bajraktarin.

Sipas zyrës së shtypit të PD-së, Bajraktari ka shprehur solidaritet me kryedemokratin pas incidentit të fundit.

“Populli i Ulqinit ju ka simbol”, i ka thënë në hyrje të bisedës Omer Bajraktari

Nga ana tjetër Berisha ka folur për fqinjësi dhe marrëdhënie të mirë mes vendeve.

“Na duhet fqinjësi e mirë me Malin e Zi. Ndryshe nga vendet e tjera, që e kanë nxjerrë nga letërsia, shqiptarët e kanë nxjerrë nga huta Rilindjen dhe ndërgjegjen kombëtare”, ka thënë Berisha duke kujtuar përpjekjet e trevave shqiptare, Plavës dhe Gucisë tashmë jashtë kufijve, për mëvetësinë e Shqipërisë.

Kryetari i Ulqinit ka shprehur shqetësimin për mungesën e një pike doganore në anën shqiptare në Zogaj të Shkodrës, duke e informuar kryetarin e PD-së se malazezët e kanë hapur në anën e tyre.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit