-sidi education-spot_img
10.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Mashtronte biznesmenët në Greqi, arrestohet sllovenia

Kryesoret

Policia greke ka arrestuar Maria Geleticova pasi ka mashtruar disa biznesmenë në Patra.

Ajo ishte në listën e të kërkuarve që nga 2 shtatori i vitit 2021.

Geleticova prezantohej si grua britanike e një drejtuesi të lartë të një organizate të madhe. Ajo mashtronte biznesmenët dhe nuk paguante në hotelet ku qëndronte.

Mashtruesja e cila paraprakisht mendohet se ushtron edhe profesionin e eskortës është arrestuar në një hotel në Korinth.

Sipas gazetës “Peloponnisos”, një shofer taksie ka raportuar për gjetjen e saj.

Ajo i siguroi taksistit se do të depozitonte pagesën në mënyrë elektronike në llogarinë e tij bankare gjë që nuk e bëri.

Shoferi menjëherë e denoncoi atë në polici dhe bënë të mundur arrestimin e saj hotelin ku po qëndronte.

Të paktën dy pronarë hotelesh kanë kontaktuar mediat greke duke treguar se Geleticova që mbante kudo me vete qenin e zi u largua pa paguar.

Aksioni i mashtrueses që shëtit me qen të zi në krahë u zbulua fillimisht në Patra, ku qëndroi për katër ditë në suitën e një hoteli të njohur dhe u largua pa paguar.

Por numri i ankesave dhe denoncimeve ndaj saj priten të rriten pasi të zbulohet se ajo është arrestuar.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit