-sidi education-spot_img
2.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Tentohet të grabitet banka në veri të Kosovës, plagoset punonjësi i sigurimit

Kryesoret

Në qytetin e Leposaviçit në veri të Kosovës, persona të armatosur me kapuç tentuan të grabisin degën kryesore të Bankës së Serbisë (NBS).

Përpjekja për grabitje ka ndodhur në momentin e ngarkimit të parave të dedikuara për bankat serbe që operojnë në Kosovë. Siç njoftoi Banka e Serbisë, grabitësit hapën zjarr ndaj personave që siguronin transferimin e parave, të cilët ia kthyen zjarrin.

Gjatë shkëmbimit të zjarrit ka mbetur i plagosur lehtë një punonjës i kompanisë së sigurisë.
Mësohet se hajdutët nuk kanë arritur të marrin para, por ja kanë dalë të largohen.

Sigurimi i rendit juridik është ndërmarrë nga forca policore evropiane EULEX, e cila megjithatë ka kapacitete të kufizuara për shkak të mungesës së personelit.

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti fajësoi për incidentin “grupet kriminale të drejtuara nga Beogradi” dhe njoftoi dërgimin e një force policore në veri të Kosovës.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit