-sidi education-spot_img
10.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Kjo është fjala e vitit 2022, sipas fjalorit të famshëm

Kryesoret

Merriam-Webster, një kompani amerikane që prodhon libra dhe është e njohur për fjalorët e saj, zgjodhi fjalën gaslighting si fjala kryesore e vitit 2022.

Termi gaslighting lindi nga shfaqja e vitit 1983 dhe filmi i vitit 1944, “Gaslight”. Në të dyja, një burrë përpiqet të mashtrojë gruan e tij duke e bërë të mendojë që ajo po humb vetëdijen, duke i thënë që drita nga fenerët me gaz në shtëpinë e tyre nuk po venitet aspak. Ai e manipulon atë për ta bërë të mendojë që po çmendet.

Sipas Merriam-Webster, në kontekstin e filmit, në ditët e sotme termi gaslighting i referohet “manipulimit psikologjik të një personi për një periudhë të gjatë kohore që e bën viktimën të vërë në dyshim” realitetin rreth tij/saj.

Në vitin 2021, Merriam-Webster zgjodhi fjalën “vaksinë” si fjalën e vitit, ndërsa në vitin 2020, “pandemi”.

Për më shumë informacion në lidhje me “gaslighting”, lexoni artikujt e mëposhtëm:

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit