Pas ambasadorit amerikan në Kosovë, edhe ambasadori i Gjermanisë ka kërkuar shtyrjen e zgjedhjeve në komunat veriore për shkak të tensioneve.
Jorn Rohde thotë se nuk është e përshtatshme mbajtja e zgjedhjeve në këto kushte në veri të Kosovës.
“Pajtohem me kolegun tim nga Shtetet e Bashkuara se zgjedhjet duhet të shtyhen.
Është e dukshme se me situatën aktuale, nuk është e përshtatshme që ato të mbahen tani”, ka shkruar ai në një mesazh në rrjetet sociale.