Policia amerikane ka arritur të identifikojë pas 60 vitesh një djalë të ri i cili u gjet i vdekur në një kuti në qytetin e Filadelfias
Fëmija i njohur brez pas brezi si “Djali në kuti”, është identifikuar si Joseph Augustus Zarelli.
Policia u shpreh se teknologjia e ADN-së dhe puna me detektivë i ndihmuan ata të emëronin më në fund të riun e cila njihet si vrasja më e vjetër e pazbardhur e qytetit.
Në një konferencë për shtyp të mërkurën, policia tha se nuk do të publikonte emrin e prindërve të djalit dhe nuk pranoi të thoshte se kush ishte përgjegjës për vdekjen e tij.
Sipas policisë rasti mbetet një hetim aktiv, duke i bërë thirrje publikut për ndihmë për plotësimin e detajeve të jetës së djalit.
Detektivët kishin tentuar të përdornin testin e ADN-së për të identifikuar djalin nga mbetjet e tij më parë, por mostra ishte e pamjaftueshme.
Një specialist i mjekësisë ligjore më vonë ishte në gjendje të përdorte të njëjtin mostër të ADN-së për të identifikuar të afërmit e djalit.
Autoritetet kontrolluan të dhënat e lindjes dhe birësimit për të lidhur djalin me të afërmit e tij.
Në shkurt të vitit 1957, eshtrat e djali të moshës 4 deri në 6 vjeç u gjetën të mbështjella në një batanije brenda një kutie kartoni në një zonë të pyllëzuar në lagjen Fox Chase të Filadelfias.
Sipas Qendrës Kombëtare për Fëmijët e Zhdukur dhe të Shfrytëzuar, djali ishte i zhveshur dhe i mavijosur keq, peshonte vetëm 30 kilogramë dhe kishte disa plagë të vogla në trupin e tij.
Sipas policisë ai ishte rrahur për vdekje.
Postera me foton e djalit u shpërndanë në të gjithë qytetin.
Policia vendase, mjekët detektivë dhe analistët e ADN-së janë përpjekur për dekada për të zgjidhur çështjen, duke ndjekur qindra këshilla lokale dhe kombëtare.
Eshtrat e djalit janë varrosur në një varrezë lokale me një gur varri ku shkruhet “Fëmija i panjohur i Amerikës”.
Tashmë “Djali në kuti” ka një emër dhe guri i varrit të tij mund të gdhendet me emrin Joseph Augustus Zarelli