Edhe pse pas dy vitesh në “Old Trafford” mesfushorin holandez Donny van de Beek ende nuk ka siguruar një vend të sigurt në formacion si titullar.
Një periudhë aspak e lehtë për holandezin i cili akoma nuk është përshtatur me ekipin e Manchester United.
Sipas mediave spanjolle raportohet se ai pritet të largohet nga Anglia dhe destinacioni i tij më i mundshëm është në Itali drejt ekipit të Interit.
Marotta dhe Ausilio nuk do ta kenë të lehtë afrimin e holandezit për shkak të problemeve financiare që po kalon klubi por me reduktimin e kontratës gjatë stinës së verës ata mund të arrijnë një kontratë.
Nëse kjo ndodh atëherë “zikaltrit” mund të hidhen në sulm për të siguruar mesfushorin 25-vjeçar.