-sidi education-spot_img
6.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Vuçiç: Do të kërkojmë futjen e ushtrisë serbe në Kosovë

Kryesoret

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka paralajmëruar të shtunën se autoritetet serbe do të bëjnë kërkesë te misioni i NATO-s në Kosovë, KFOR, që në përputhje me Rezolutën 1244, të sigurojnë dislokimin e pjesëtarëve të ushtrisë dhe policisë serbe në territorin e Kosovës.

Vuçiç pretendon se sipas Rezolutës 1244, Serbia ka të drejtë të kthejë forcat e saj në Kosovë.

Në një konferencë për media, presidenti serb ka thënë se më 10 dhjetor është arritur pajtueshmëri për tekstin e kërkesës dhe se vendimi i Qeverisë do të merret “të hënën ose të martën”.

Misioni i KFOR-it nuk i është përgjigjur Radios Evropa e Lirë në pyetjen se si i komenton paralajmërimet nga Serbia.

“Sigurisht që nuk kam iluzione dhe e di që do ta refuzojnë këtë kërkesë”. Kështu që po jua them paraprakisht. Por është mirë që një ditë nuk do të mund të thonë se nuk kemi kërkuar kurrë dhe se asnjë Qeveri nuk guxoi të kërkonte”.

“Ata (KFOR) do të gjejnë arsye të panumërta për të cilat do të na informojnë se nuk është e nevojshme dhe se janë plotësisht në kontroll (të situatës), megjithëse nuk kanë të drejtë ta bëjnë këtë. Ne do të kërkojmë mënyrat e reja ligjore…. Lufta jonë formale-juridike ende nuk ka filluar”, ka thënë mes tjerash Vuçiq./Radio Evropa e Lirë

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit