Deputeti i Partisë së Lirisë Petrit Vasili ka reaguar në lidhje me tensionet në veri të Kosovës.
Me anë të një statusi në facebook Vasili shkruan se Kosova sot ndodhet përballë Serbisë, ndërsa kryeministri Edi Rama nuk është sot krah Kosovës.
Statusi i plotë:
Kosova perballe Serbise, ndersa Rama anash e jo ne krah te saj!
Situata ne veri te Kosoves ka njohur nje pershkallezim teper te rende dhe krejtesisht te kundert me ate qe pritej.
Serbia provokuese dhe minuese e çdo dialogu eshte bere rob i strategjise se saj: se duke provokuar rende mund te avantazhohet ne realizimin e synimeve te saj anti Kosove.
Shqiperia qeveritare e Edi Rames ne kete moment ka obligimin e patjetersueshem politik, moral dhe kombetar qe te jete e drejtperdrejte, e qarte dhe e prere e jo te qendroje anash.
Edi Rama i kapu peng nuk guxon te drejtoje gishtin nga Vuçiçi, por perdridhet me akrobacira frazelogjike per ti shpetuar qendrimit direkt e per te denuar provokatoret serbe, qe duan te kthejne mbrapsht historine dhe te demtojne me çdo mjet e menyre Kosoven.
Pra Kosova ne kete moment nuk ka nje Shqiperi qeveritare ne krah te saj siç duhet te jene vellezerit e nje gjaku, por nje Edi Rame qe qendron anash dhe preokupacionin themelor ka ate qe deklaratat e tij te pelqehen sa me shume ne Beograd.
Shqiperia tjeter jo qeveritare eshte e qarte dhe e prere sepse Kosova ka provuar dhimbje e mizori serbe nga me te pergjakshmet dhe s’mund te tolerohen më ne asnje menyre provokime te reja kriminale.
Ndaj Edi Rama duhet tu jape fund deklaratave prej OJF-je, por te marre pozicionin qe i takon qeverise se Shqiperise.
Kosova eshte perballe Serbise, e gjithe Shqiperia eshte ne krah te Kosoves.
Ndersa Edi Rama, qe rri anash, si peng i Serbise po rendohet me pergjegjesi shteterore e historike teper te medha e te paamnistueshme per te.