Boiken Abazi, anëtari i Kryesisë së Lëvizjes Vetëvendosje, i ftuar në ‘5 Pyetjet’ nga Ilir Babaramo u shpreh se Kosova është duke vepruar me maturi në veri të Kosovës dhe se policia po bën një punë shumë të mirë nxiti debat në studio.
“Për Vuçiçin, nuk është shqetësim çështja e targave, është se një kontrolli po i rreshkët në terren. Ai sheh ndryshimin në terren, në disfavor, humbjen në Ukrainë të Putinit.’, u shpreh ish-deputeti Bojken Abazi.
Zeka në ‘5 Pyetjet’: Situata në veri e tensionuar, Vuçiç po ndjell frikë te qytetarët!
Melaim Zeka: Po të ishte 3% nga ajo që tha Bojkeni do i kërkoj falje atij dhe Kurtit, se nëse gjendja në terren është mirë, kjo në të mirën e Kosovës. Është mbyllur totalisht kalimi kufitar. S’kemi nevojë të ndjekim logjikën e kaluar për këta heronjtë e Facebook-ut kur i thoshin mos u tërhiq nga vendimi për targat. Vuçiç s’po bën dialog me ne e as ne me të. (…) Çdo gjë të zezë që ka ardhur në pushtet i ka bërë vetëvendosja.
Boiken Abazi: Tani ju njoha zoti Zeka. Se kishit veshur lëkurën e deles dhe nuk ju dallonim dot.









