Presidenti i Serie A, Lorenzo Casini ka komentuar futjen e teknologjisë së fundit për pozicioni jashtë loje gjysmë të automatizuar.
Offside gjysmë i automatizuar u prezantua në fillim të sezonit të vitit 2022-2023 dhe është vendosur si në Champions League ashtu edhe në Kupën e Botës.
Sistemi përdor 12 kamera përcjellëse të dedikuara për të gjurmuar topin dhe 29 pika të dhënash të secilit lojtar duke e lejuar sistemin të nxjerrë në pah thirrjet e mundshme jashtë loje për zyrtarët e VAR-it.

Në një bisedë me studentët e shkollës së mesme “Mamiani” në Romë, Casini diskutoi fillimisht në lidhje me pagesat e taksave midis Serie A dhe qeverisë italiane.
Ai gjithashtu preku edhe temën për ndryshimet e ardhshme në Serie A.
Presidenti i Serie A konfirmoi se offside gjysmë i automatizuar do të shfaqet së shpejti në ligë.
#SerieA, #Casini: 'Fuorigioco automatico, pronti a partire. #DOnofrio e caso #Juve? Spero il calcio italiano rinasca presto' https://t.co/b5XagrwwrT
— calciomercato.com (@cmdotcom) December 12, 2022









