Kreu i PD-së, Sali Berisha është shprehur se Edi Rama ka në kontroll çdo makineri për blerjen e votave. Sipas tij, Rama po krenohet me patronazhistët dhe dhjetëra e qindra milionë euro për të blerë votat e shqiptarëve.
“Kush merr përsipër të garojë e di që kundërshtari i tij do të mobilizojë grupe q anëtar. Po ashtu dhe grupet kanë të drejtën e tyre të lobojnë për kandidatin që duan, por kryetari i partisë nuk duhet të lobojë.
Nuk s’kam pasur asnjë preferencë të shfaqur.
Edi Rama, në këto vite ka rritur në metodat më korruptive, të korruptojë brenda dhe jashtë vendit, më shumë se kush do tjetër në Evropë. Sot ka të dhëna që faktojnë se ai blen dhe shet nga mëngjesi gjer në dark. Nëse shohim se ai ka krijuar një makineri shkatërrimtare për votën, për fat të keq ne e kemi trashëgimi dhe duhet ti japim zgjidhje.
Ai ka frikë nga vota e lirë.
Ramës i ka dalë nga kontrolli vetëm një makineri, ajo e kreut të opozitës, se deri më tani e kishte dhe këtë nën kontroll,” është shprehur Berisha.