Kreu i PD-së, Sali Berisha në mbledhjen e grupit ka folur në lidhje me Primaret. Ai është shprehur se nuk ishin të përsosura por morën pjesë mbi 200 kandidatura, përfshirë këtu figura politike, ekselenca shqiptare dhe demokratë që kanë kontribuar për vendin.
“Përfundimi i primareve dëshmon përpjekjen tonë më serioze që një forcë politike ka bërë për të respektuar liritë dhe dinjitetin për anëtarët e vetë.
Kjo është vendosja e një praktike që ka në themel votën e lirë, që përdoret nga partitë më demokratike në botë.
Kjo praktikë përmbys praktikat e mëparshme të përzgjedhjes së përfaqësimit nga qeveritarët dhe vendos pushtetin e anëtarëve në qendër,” është shprehur Berisha.









