Policia e Kufitare në portin e Durrësit ka arrestuar Abdulla Tanriverdin një 41-vjeçar turk, pasi tentoi të hynte në Shqipëri me para të padeklaruara. Gjithashtu sipas njoftimit të policisë gjatë kontrolleve të ushtruara turkut ju gjet edhe një sasi droge.
“Gjatë kontrollit fizik dhe kontrollit në bagazhet e këtij shtetasi, shërbimet e Policisë kanë gjetur një sasi lënde të dyshuar narkotike cannabis sativa, rreth 12 000 euro të padeklaruara dhe pasaportën origjinale të 41-vjeçarit me shtetësi turke, me gjeneralitete A. T.
Nga verifikimet e mëtejshme, ka rezultuar se pasaporta spanjolle që kishte paraqitur ky shtetas, gjatë kryerjes së proceduare në PKK Port Durrës, ishte e falsifikuar.
Në përfundim të veprimeve, nga specialistët për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare të DVP Durrës, u arrestua në flagrancë shtetasi A. T 41 vjeç, banues në Barcelonë, Spanjë, për veprat penale “Mosdeklarimi në kufi i të hollave dhe i sendeve me vlerë”, “Falsifikimi i letërnjoftimeve, i pasaportave ose i vizave”, “Trafikimi i narkotikëve” dhe Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale.” njofton policia.
Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.