-sidi education-spot_img
22.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Qeveria prezanton portin e ri te Porto Romano, lidhja me Prishtinën dhe Strugën

Kryesoret

Pasi mbylli historinë e portit aktual të Durrësit, që do ta kthejë në marinë, qeveria prezantoi sot projektin për portin e ri tregtar, që do të zhvendoset në Porto Romano.

Investimi për portin e ri tregtar, sipas qeverisë pritet të jetë rreth 390 milionë euro, vetëm faza e parë.

Ministrja Balluku tha se 46% e vlerës së investimit do të financohet nga qeveria shqiptare, ndërsa pjesa tjetër, 54% do të financohet nga kompania ndërtuese.

Parashikohen 1500 vende të reja pune.

Në muajin janar të vitit të ardhshëm do të hapet gara ndërkombëtare për të gjitha kompanitë që kanë treguar interes për ndërtimin e portit të ri tregtar.

Sipas qeverisë, gara pritet të mbyllet në muajin korrik 2023, për t’i hapur më pas rrugë ndërtimit të portit.

Projekti është bërë nga studio holandeze “Royal Haskoning DHV”, sipas qeverisë “një ndër pesë kompanitë më prestigjioze të botës në fushën e projektimit të porteve, aeroporteve, infrastrukturës tokësore e nëntokësore, energjitike, minerare, industriale, si edhe zhvillimeve urbane e rurale”.

Edi Rama shprehet se “projekti i Portit të ri Tregtar të Durrësit, integron hekurudhën Durrës – Prishtinë dhe Portet e thata në Kosovë e Maqedoni të Veriut”.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit