Këshilli i Lartë Gjyqësor ka vendosur në mbledhjen plenare të kësaj të enjteje emërimin dhe caktimin e pesë gjyqtarëve në gjykatat e apelit.
Sipas vendimit, Sokol Çomo, Ina Rama dhe Albana Shtylla do të ushtrojnë detyrën pranë Gjykatës Administrative të Apelit, ndërsa Natasha Mulaj dhe Mimoza Tasi janë caktuar në Gjykatën e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm.
Ky vendim vjen në kuadër të procedurave për plotësimin e vendeve vakante në sistemin gjyqësor të apelit.









