Presidenti i Iranit, Masoud Pezeshkian, ka cilësuar marrëveshjen e fundit të arritur mes Teheranit dhe Uashingtonit si një moment me rëndësi historike, duke theksuar se ajo përfaqëson një sinjal të një Irani të fortë dhe të përkushtuar ndaj paqes së bazuar në respekt të ndërsjellë.
“Ky është një dokument historik dhe një mesazh nga një Iran i fortë: paqja do të arrihet nëpërmjet respektit të ndërsjellë”, ka shkruar Pezeshkian në platformën X.
Ai shtoi se Republika Islamike e Iranit mbetet e përkushtuar ndaj paqes globale, duke ruajtur dinjitetin dhe pavarësinë e saj, si dhe duke synuar zhvillim dhe bashkëpunim në nivel rajonal.









