-sidi education-spot_img
22.1 C
Tirana
-sidi education-spot_img

E vrau dhe varrosi shoku, gjendet trupi i Eglant Koçit

Kryesoret

Dy javë pas zhdukjes është gjetur trupi i pajetë i 34-vjeçarit, Eglant Koçi. Trupi është zbuluar gjatë kontrolleve me dron në Cerujë, fshat në Funar në Rrethin e Elbasanit.

Por si ndodhi vrasja e tij?

34-vjeçari Eglant Koçi paraditen e 4 qershorit doli nga banesa e tij për të shkuar në një pallat në bulevardin “Zhan Dark” për të takuar shokun e tij Armand Shakaj.

Brenda zyrës Eglanti hyri, por nuk doli më. Në brendësi të të cilës policia gjeti gjurmë gjaku e mbetje biologjike që do t’i vlejnë hetimit.

Kati i dytë i këtij pallati ka disa njësi tregtare dhe korridoret janë me kamera të cilat kanë kapur 34-vjeçarin duke hyrë, por jo duke dalë. Armand Shakaj duket se ishte gjakftohtë në krim, pasi është kujdesur të fshehë gjurmët duke shkëputur kamerat në korridore.

Pas shkëputjes së kamerave të brendshme Shakaj urdhëroi kamerierin e lokalit të tij Enea Zyferin të shkëpuste energjinë elektrike, që kamerat të mos kapnin transportimin e 34-vjeçarit nga zyra drejt makinës së tij “Porsh” që qëndronte e parkuar jashtë pallatit.

Zyferiu u arrestua si bashkëpunëtor. Para gjykatës ai ka thënë se nuk ka dijeni për fatin e 34-vjeçarit pasi zbatoi vetëm urdhrat e pronarit. Ai i tha se do të transportonte një frigorifer.

Me vlerë për hetimin është dhe motori i viktimës që sipas hetimeve autori i dyshuar pas krimit e ka çuar fillimisht tek tregu elektrik më pas në zonën e 5 majit ku dhe e sekuestroi policia.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit