Kreu i PD-së, Sali Berisha është shprehur se vetë drejtori i Policisë, Muhamet Rrumbullaku nuk ka reaguar në lidhje me problemet të shëndeti mendor që Gert Shehu ka pasur.
Madje Berisha ka shtuar se drejtori ka heshtur dhe për pjesën që Shehu të jetë një informator policie.
“Edi Rama, sipas disave ishte njeriu më i pa interesuar. Unë u them atyre se Rama nuk ka një të dytë që ishte aq i interesuar sa ai.
Unë s’do të rri të merrem me teorive, por ai mendoi se nën zhurmën e samiti do mund të më jap një goditje të përmasave të papërcaktuar, kundërshtarit të tij.
Ai s’e kontrollon dot opozitën prandaj dhe organizoi sulmin.
Rama është politikani i vetëm që çdo sukses të tij do ta festojë duke u sulmuar kundërshtarin. Në 2013 ai tha se 1 milion shuplaka për kundërshtarin, unë e kam ndjekur.
Ai përdori 70 kg tritol vetëm para samitit.
Kamikazi i Edi Ramës, ishte dhe është informatori i policisë kriminale në Shqipëri. Prej Vitesh, i staxhionuar dhe i përdorur për montimin e rrjeteve të drogës dhe si vesh për xhamin. Met Rrumbullaku e kundërshtoi njëherë, por më vonë heshti se s’do ti dalë emri,” tha Sali Berisha.









