-sidi education-spot_img
17.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Luks i shfrenuar! Shqiptari bos kokaine, gruaja police shtang gjyqtarin

Kryesoret

“The Times” i ka kushtuar një artikull shqiptarit Julian Agalliu, i cili akuzohet se ka trafikuar kokainë dhe kanabis në sasi të mëdha.

Gjyqi po ndiqet me shumë interes për shkak se shqiptari Agalliu është i martuar me Rasvinder Agalliu, e cila për 15 vite ka shërbyer si oficere policie në Metropolitan Police të Londrës.

Por përpara hetuesve, ajo ka deklaruar se nuk dinte asgjë për aktivitetin e të shoqit. Edhe pse jetonin në një shtëpi milionerësh dhe i shoqi ishte i fiksuar pas markës Luis Vuitton dhe kishte një Audi me vlerë 70 mijë sterlina. “E dija se punonte kuzhinier për futbollistët” tha ajo.

Nga përgjimet rezultoi se shqiptari krenohej për punën e të shoqes. Ai u thoshte kontakteve të tij se ishte i martuar me një police të MET. 47-vjeçari u zbulua kur policia arriti të dekodonte bisedat e kryera me EncroChat.

Në një rast, shqiptarit iu kërkua nga kontaktet e tij që e shoqja të zbulonte disa informacione. Ndërkohë, në banesën e tyre luksoze në Londër u zbulua kokainë dhe një sasi parash.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit