Kryeministri Edi Rama gjatë prezantimit të projektit të portit të ri tregtar në Porto Romano pasi ftoi që të marrin pjesë edhe investitorë britanikë, zbardhi detaje nga biseda me homologun Rishi Sunak për të ndaluar fluksin e emigrantëve shqiptarë me gomone drejt ishullit.
“Një deputet britanik bënte një pyetje fantastike, thoshte; këta që vijnë me varka dhe paguajnë mijëra paund, pse nuk vijnë me Wizer me 28 euro? Pyetja ishte shokuse.
Përgjigja ishte e thjeshtë, me Wizer nuk i lë njeri të futet ndërsa kanalin e çajnë pa pyetur për njeri. Kjo nuk do të thotë se jemi dakord me këtë. Me kryeministrin britanik kemi pasur një bisedë dhe kemi rënë dakord të krijojmë një skuadër të përbashkët.
Propozimi im i vjetër. Në mënyrë që të godasim pa mëshirë këtë pjesë. Por e rëndësishme ishte që është kryeministri britanik shprehu interes për përfshirjen e Britanisë në investimet e vendit, edhe në këtë investim. Mos na ndërhyjë askush, aty do të fitojë më i miri” tha ai.









