-sidi education-spot_img
27.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Turneu i ardhshëm i Beyonce, zbulohen rregullat strikte

Kryesoret

Beyonce ka njoftuar se turneu i saj do të nisë në fillim të këtij viti.

Por ajo nuk ka dhënë shumë detaje në lidhje me shfaqjet e saj të ardhshme.

Por tani është zbuluar se këngëtarja ka qenë e zënë pas dyerve të mbyllura duke u marrë me ekipin e saj.

Për t’u siguruar që grupi i saj, kërcimtarët dhe ekuipazhi jenë në formë për të mbyllur me sukses turneun “Renaissance” ajo ka caktuar disa rregulla të rrepta të cilat përkthen në pa pije alkoolike ose droge.

Sipas “The Sun” ajo po kryen gjithashtu kontrolle të rrepta me çdo anëtar të stafit për të krijuar një mjedis të sigurt pune.

“Ajo e di se shfaqjet e reja do të kërkojnë koreografi intensive dhe saktësi, kështu që të gjithë duhet të jenë të pastër dhe esëll. Nuk do të ketë as ndonjë festë të çmendur gjatë turneut. Meqë turneu mund të jetë mendërisht rraskapitës, ekipi i saj i ri do të ketë gjithashtu akses në mbështetjen e shëndetit mendor”, tha një burim.

Datat e turneut ende nuk janë publikuar por grupi i parë i biletave, duke përfshirë fluturimet VIP, u shitën për 51 mijë euro në mbledhjen e fondeve të nënës së saj Tina Knowles Wearable Art Gala në tetor.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit