Ministrja, Elisa Spiropali është shprehur në foltoren e Kuvendit, se PS-ja e ka dënuar dhunën ndaj Berishës. Ajo tha se kryedemokrati duhet të kujtohet për plumbat dhe dhunën që ka zbrazur për kundërshtarët e tij politikë.
Kjo deklaratë ka shkaktuar pakënaqësi te opozitarët, të cilët janë larguar nga Kuvendi.
“Ndjeva keqardhje për ju. Nuk do të doja ta shihja një skenë të tillë. Nuk do të doja dhe nuk do ta uroja kurrë atë përgjakje në fytyrën tuaj. Nuk do ta uroja kurrë atë skenë të Samitit të BE dhe Ballkanit.
Dhuna është e papranueshme në çdo rast dhe kundër çdo kujt. Je politikani që ka frymëzuar dhunë më shumë se kushdo…E dëshmuat edhe sot. Keni goditur shumëkund. Keni përdorur dhunën si mjet për të arritur qëllimet. Forca ime politike dhe unë jemi kundër dhunës.
Nuk vonoi as 5 minuta të akuzonte Edi Ramën për dhunën, ashtu siç akuzoi Fatos Nanon për Azem Hajdarin. Pak muaj më pari ishim dëshmitar sesi një forcë politike u sulmua mes vetit, ju nuk kurseni as gratë, as fëmijët e as pleqit.
Nuk kurseni t’i zhvarrosni kockat dhe ti hidhni baltë sërish.” është shprehur ajo.









