-sidi education-spot_img
24.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Ushtarët rusë torturohen dhe burgosen nëse nuk marrin pjesë në luftë

Kryesoret

Pas fjalëve të mëdha të udhëheqjes ruse për karakterin heroik të “operacionit special” në Ukrainë  qëndron një realitet krejtësisht ndryshe pasi të gjithë ata që nuk pranojnë të luftojnë burgosen dhe dhunohen.

Dëshmitë dhe historitë e nxjerra në dritë nga gazetaria investigative nga mediat e pavarura ruse flasin për pasojat e tmerrshme që kanë pësuar ata ushtarë rusë që refuzojnë të luftojnë.

Të afërmit flasin për ushtarë të rrahur, të burgosur dhe të plagosur rëndë nga torturat.

Ata gjithashtu kanë shtuar se ata kanë marrë edhe kërcënime me burg.

Janë të paktën 9 lokacione ku thuhet se mbahen qindra ushtarë.

Shumica mbajnë disa dhjetëra persona por në njërin nga lokacionet thuhet se ka rreth 300 të burgosur.

Çështja është nxjerrë në dritë nga ASTRA, një kanal Telegram i krijuar nga gazetarë disidentë rusë.

Në tetor ata raportuan për herë të parë se 20 ushtarë po mbaheshin nën tokë në zonat e pushtuara të Luhansk.

Rusia nuk ka dhënë shifra zyrtare për viktimat gjatë luftës që filloi në shkurt. Zyrtarisht nuk flitet për rekrutime të reja, por shumë do të thoshin se kjo do të varet nga rrjedha e konflikteve.

Kievi në një vlerësim ditor të humbjeve në materiale dhe njerëz, flet për gati 100 mijë rusë të vdekur, përveç mijëra tankeve të humbura dhe qindra avionëve dhe helikopterëve të humbur.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit