Dje qeveria prezantoi projektin për portin e ri tregtar në Durrës, Porto Romano. Edi Rama theksoi se projekti do të jetë me PPP, 46% qeveria, 54% privati.
Deputeti i PD-së, Gazment Bardhi ka publikuar një video me deklaratat e ministres Belinda Balluku që del blof në raport me atë që kishte premtuar.
Pak javë më parë në komisionet e Kuvendit, ministrja tha se porti tregtar nuk do të jetë me PPP, por ndodhi e kundërta.
“Qeveria ka mashtruar Parlamentin. Një akt i rëndë dhe i paprecedentë. Rama-Balluku përgënjeshtrojnë vetveten dhe në më pak se 1 muaj kanë thanë 3 opsione të ndryshme për financimin e portit të ri në Porto Romano.
- Do ta financojë plotësisht Autoriteti Portual Durrës. Nuk do të jetë koncesion apo PPP.
- Do ta financojë Autoriteti dhe qeveria.
- Do të jepet me PPP. 46% qeveria, 54% privati.
Kështu do të ndryshojë edhe financimi për aferën e portit të Durrësit. Nga “Emaar” tek “Alabar” dhe më pas nuk dihet ku do të përfundojnë.
Ky është fakti më domethënës që shkatërrimi i Portit të Durrësit, do të shndërrohet në pastrimin më të madh të parave në histori” deklaron Bardhi.
LIVE-Porti i ri tregtar në Durrës i jepet privatit, Rama: Do ta bëjmë me PPP