Taylor Swiftit ka fituar gjyqin ku akuzohej për plagjiaturë në lidhje me këngën “Shake It Off”.
Padia, e cila fillimisht u ngrit nga kompozitorët Sean Hall dhe Nathan Butler në vitin 2017, pretendonte se Swift vodhi tekstet e këngës së vitit 2001 të 3LW “Playas Gon’ Play” për të shkruar himnin e saj hit “Shake It Off”.
Megjithatë, avokatët e këngëtares fituese të “Grammy” dhe të dy kantautorëve dorëzuan një kusht të përbashkët të hënën duke i kërkuar një gjykate të Kalifornisë të heqë padinë “në tërësi”, sipas dokumenteve gjyqësore të siguruara nga Page Six.
Gjykatësi i qarkut i SHBA, Michael Fitzgerald, e hodhi poshtë zyrtarisht padinë po atë ditë me paragjykim vetëm disa javë përpara se të fillonte gjyqi i saj.
Fitorja për artisten vjen vetëm katër muaj pasi theu heshtjen në lidhje me këtë çështje, duke thënë se ‘nuk e kishte dëgjuar kurrë’ këngën për të cilën u akuzua për plagjiaturë.