-sidi education-spot_img
22.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Aplikimi për anëtarësim në BE, Kurti: Do të dorëzohet në Pragë

Kryesoret

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti pas nënshkrimit të aplikimit për anëtarësim në Bashkimin Evropian, ka thënë se ky është një moment historik për Kosovën.

“Bazuar në aspiratat dhe përkushtimin e pathyeshëm të popullit tonë për paqe, liri, barazi dhe drejtësi, orientimin tonë të qartë evropian e euroatlantik dhe konsensusin shoqëror e politik se e ardhmja e vendit tonë është brenda BE-së, sot po bëjmë hapin e parë drejt anëtarësimit në organizatën më të madhe të paqes dhe prosperitetit në Evropë”, ka thënë Kurti.

Kurti ka bërë të ditur se aplikimi do t’i dorëzohet Presidencës Çeke të BE-së në Pragë.

“Aplikimi në BE i nënshkruar sot nga krerët e Republikës tonë, do t’ia dorëzojmë presidencës çeke të Këshillit të BE-së në Pragë. Ky është moment historik për vendin tonë që synon hapjen e një kapitulli të ri për shtetin dhe shoqërinë tonë”, ka thënë Kurti.

Kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca, tha se “ne meritojmë të bëhemi vend kandidat dhe ta fillojmë rrugëtimin tonë për BE”. Ai po ashtu shtoi se kjo është një fazë që synojnë ta arrijnë në një kohë sa më të shpejtë.

Kryeparlamentari iu bëri thirrje institucioneve të BE-së që ta pranojnë aplikimin e Kosovës dhe ta përkrahin atë.

“Për këtë arsye e ftojmë Parlamentin Europian, Komisioni Europian dhe Këshillin e BE-së që ta demonstrojnë përkushtimin dhe përkrahjen e tyre ndaj Kosovës, duke e miratuar unanimisht kërkesën e Kosovës për anëtarësim dhe të na inkurajojnë të gjithëve për t’i marrë reformat për përparimin e Kosovës, që e kanë kuptimin e interesit për qytetarët dhe jo për politikanët. Ta forcojmë sigurinë ne Europë”.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit