-sidi education-spot_img
15.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Dënohet truporja e Saimir Tahirit

Kryesoret

Ish-truproja e Saimir Tahirit, Hekuran Marku është dënuar me 8.8 vite burg për trafik droge.

Gjykata e dënoi me 13 vite, por përfitoi nga gjykimi i shkurtuar. Vitin e kaluar ai u ekstradua nga Gjermania ku ishte arratisur. Kështu ish-truproja ka të njëjtin fat me shefin duke përfunduar pas hekurave.

Ndaj ish-gardisit rëndojnë akuza për “trafik narkotikësh”, “Pastrimi i produkteve të veprës penale”, “Grup i strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grup i strukturuar kriminal”.

Në dosjen e prokurorisë për trafik droge përmendet edhe një tjetër emër, Paulin Deda i njohur edhe me emrin Agustin, edhe ky shoqërues i ish ministrit të brendshëm Sajmir Tahari.

SPAK thotë së 2 truprojat kanë bashkëpunuar edhe me 4 italianë dhe një shqiptar për të trafikuar rreth 1 ton kanabis drejt Italisë e cila u sekuestrua në Bari ku u vendosën në pranga 2 persona.

Në dosje tregohet se Marku dhe Deda kishin kultivuar drogën në Tepelenë dhe që më pas ishin kujdesur për transportimin e saj drejt Italisë.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit