-sidi education-spot_img
22.9 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Dëshmia e Artan Tafanit: Ku e thurëm planin për vrasjen e Rexhep Ginës

Kryesoret

I penduari i drejtësisë, Artan Tafani, ka dëshmuar sërish në gjyqin ndaj Laert Haxhiut. Në dëshminë e tij, ai ka treguar si u planifikua vrasja e Rexhep Ginës, duke u shprehur se e gjitha ishte për punë hasmërie.

Dëshmia e Artan Tafanit:

Avokati: Korrik 2022 ku keni qenë?

-Në Astir me Laertin, në shtëpi. bashkë kemi jetuar në atë kohë

Avokati: A ju kujtohet të keni kryer ndonjë aktivitet kriminal, gjatë korrikut 2022

-Mos gaboj, kemi marrë veprimet për të kryer vrasjen e Rexhep Ginës. Personalisht nuk e njihja

Avokati: Kush e porositi dhe pse?

-Për punë hasmërie, ka qenë te grupi Aldo Bares. Ka qenë dhe një konflikt pronash. Ma ka shpjeguar Laerti arsyen pak a shumë. Në Lushnjë te lokali i Rexhep Ginës ka pasur toka dhe xhaxhai i Laertit aty.

Avokati: Kur e keni diskutuar për herë të parë?

-Në Athinë, Greqi.

Avokati: Keni bërë plan?

-Rexhep Gina në atë kohë jetonte në Athinë, prandaj. Ma tha mua personalisht dhe Mario Diamantit, do merrnin informacione përmes një polici grek.

Avokati: Kush kanë qenë të pranishëm?

-Mario Diamanti që është vrarë në Greqi, unë Laert Haxhiu. Takimi në Greqi është bërë në 2021 mos gaboj.

Avokati: Sa keni qëndruar në Greqi

-10 ditë, ika pastaj. Laerti erdhi në tetor

Avokati: Keni diskutuar më për Rexhep Ginën?

-Po, për vrasjen e Rexhep Ginës. E ruante Laerti vazhdimisht, e ndiqnin dhe njerëzit e Laertit. Dy persona i çonin video dhe foto Laertit./ TCH

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit