Kërcënohet deputetja Marjana Koçeku. Pasi u largua nga Partia Socialiste Koçeku ka lëshuar një mesazh të fortë në rrjetet sociale. Ajo shprehet se nëse fisi Bajri në Shkodër i prek familjen pas largimit nga socialistët do i shkatërrojë.
“Ky mesazh i drejtohet Bajrajve të Shkodrës.Nëse familjes teme i preket kjoftë edhe nji qime floku, unë s’kam me lanë pa ju shkatërrue, sa ta kem jetën” shprehet ajo.









