-sidi education-spot_img
17.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Messi apo Mbappe, kush do të jetë fituesi i “Këpucës së Artë”?

Kryesoret

Kupa e Botës në Katar po shkon drejt fundit.

Kanë mbetur vetëm edhe 2 ndeshje për të mbyllur turneun i cili mbërtheu gjithë botën para ekranit.

Një nga 2 ndeshjet e mbetura është gjysmëfinalja mes Francës dhe Marokut, ndeshje e cila përcakton vendin e tretë në turne dhe ndeshja tjetër, finalja e së dielës në të cilën Argjentina pret rivalin e saj.

Pas 2 ndeshjeve të mbetura do të ndahen çmimet individuale më prestigjioze ndër të cilat është “Topi i Artë” për lojtarin më të mirë të turneut.

Çmim tjetër është edhe “Këpuca e Artë” e cila tashmë ka dy kandidatë favoritë, Messin dhe Mbappe.

Kanë mbetur vetëm pak lojtarë në garën e vërtetë për golashënuesin më të mirë.

Kylian Mbappe dhe Lionel Messi kanë nga pesë gola.

Mbappe ka një avantazh pasi mund ta shtojë numrin në ndeshje e natës së sotme kundër Marokut.

Megjithatë, si do të vendoset fituesi i “Këpucës së Artë” nëse si shumë herë më parë disa lojtarë kanë të njëjtin numër golash?

Kriteri i parë i FIFA-s është që çmimi t’i shkojë lojtarit me më shumë asistime.

Sipas këtij kriteri Messi është më i miri pasi ka tre.

Mbappe nuk mbetet pas pasi ka dy.

Në rast se lojtarët janë të barabartë sipas këtij kriteri, çmimi do të merret nga lojtari që ka luajtur më pak minuta.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit