-sidi education-spot_img
14.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

EMRAT/ U kapën në shtëpi bari, dënohen 4 shqiptarë në Angli, ‘selfie’ që i mori në qafë!

Kryesoret

Katër shqiptarë u dënuan me 3 vite burg pasi u arrestuan në një shtëpi bari pak muaj më parë në zonën e Neath në Mbretërinë e Bashkuar. Sipas mediave të huaja, ata do të vuajnë vetëm gjysmën e dënimit, ndërsa pjesën tjetër do të angazhohen në punë në komunitet.

Të rinjtë shqiptarë u kapën në shtëpinë e barit, ku brenda saj u gjet një sasi kanabisi që kapte vlerën e 14 mijë paundëve. Efektivët e policisë shkuan në këtë banesë, pasi ishin në kërkim të një personi, për një çështje që nuk kishte lidhje me drogën. Ata trokitën në derë, ku u përgjigj shtetasi Elton Musta. Pasi i shpjeguan arsyen pse ishin aty, oficerët u futën brenda.

Në këtë moment, një tjetër shtetas shqiptar i identifikuar si Ledian Xhafa, u hodh nga dritarja e katit të dytë të shtëpisë dhe tentoi të arratisej, por u ndalua nga ana e oficerëve të policisë.

Efektivët i dërguan në komisariat dy shqiptarët, teksa një pjesë qëndruan në shtëpi, pasi dyshonin se në këtë aktivitet kriminal kishte dhe persona të tjerë të përfshirë.

Më pas, në banesë mbërritën Renato Shyti dhe Lorenc Cobo të cilët u arrestuan menjëherë. Elton Musta, 29 vjeç, Ledian Xhafa, 35 vjeç dhe Lorenc Cobo 37 vjeç, të gjithë nga Payne Street, Melin, Neath dhe Renato Shyti, 23 vjeç, nga Ëest Street, St Phillips, Bristol, ishin kapur edhe më herët për trafikim të lëndëve narkotike, por ndaj tyre nuk kishte asnjë dënim.

Avokatja mbrojtës i Shytit tha se i pandehuri erdhi në Mbretërinë e Bashkuar për të shlyer borxhet dhe pranoi se duhej të kishte ndaluar atë që po bënte kur kuptoi se aktivitetet ishin të paligjshme.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit