Të shtëna me armë janë regjistruar mbrëmjen e sotme në Shkodër. Sipas burimeve, një plumb ka thyer xhamin e një dritareje në një banesë në lagjen “Skanderbeg”.
Nga hetimet e para dyshohet se në afërsi të zonës të njohur si Penda e lumit Kirit që ndodhet përballë me banesën, është shtënë me armë zjarri.
Si pasojë plumbi ka goditur duke e thyer xhamin e dritares së banesës brenda të cilës ndodheshin edhe banorët.
Nga të dhënat paraprake dyshohet të jetë plumb pistolete. Po kryhen hetimet nga ana e policisë e cila ndodhen në vendin e ngjarjes.