Policia italiane ka arrestuar një 18-vjeçar shqiptar për trafik lëndësh narkotike.
Sipas mediave italiane i riu u arrestua në stacionin Ponte San Giovanni.
18-vjeaçari është kapur në makinën e tij me doza kokaine, 1600 euro dhe tre maska karanavalesh që dyshohet se i përdorte për vjedhje.
Teksa u ndalua nga policia, ai është përpjekur të fshihej duke ngritur dyshime të karabinierët dhe pas kontrolleve iu gjetën droga, lekët dhe maskat.
Ndaj 18-vjeçart u ngrit një urdhër arresti nga policia e Perugia AG.